Lagjja e Gjelbër shumë afër jush! 🌳

Rreth nesh

LESNA shpk është fabrika më e madhe në rajon për prodhimin e dyerve dhe dritareve e cila filloi aktivitetin e saj para 50 viteve dhe që nga atëherë brendi Lesna është brendi më i njohur dhe më i përdorur në industrinë e prodhimit të dyerve dhe dritareve.
VIZIONI

Vizioni ynë është që të jemi në hap me zhvillimet e fundit teknologjike të industrisë tonë dhe të bëjmë inovacione për produktet tona duke ruajtur pozicionin tonë në tregun vendor dhe rajonal. Në sajë të planeve strategjike synimi jonë është që produktet e prodhuara të gjejnë vend edhe në vende të cilat kan GDP të lartë si ato të lindjes së mesme dhe disa tregje te Azisë.

MISIONI
Misioni i ndërmarrjës është që të arrin objektivat e saja në sajë të zhvillimit të brendshëm me një staf të trajnuar mirë dhe të orientuar drejt kërkesave dhe nevojave të klientëve që në këtë mënyrë të krijohen vlera të matshme për të gjithë pretendentët.

VLERAT

Të arriturat më të mëdha të kompanisë janë:

Njëra ndër vlerat tona më të mëdha janë punonjësit e ndërmarrjes të djemve dhe vajzave tona ku me aktivitetet e tyre kanë bërë dhe bëjnë të mundur që ndërmarrja të mbajë pozicionin strategjik në treg. Në kuadër të rekrutëve kemi punonjës të arsimuar mirë si inxhinjer, ekonomist të shquar, njerëz të shkencës dhe mjeshtër me traditë që në masë të madhe ndikojnë në vlerën e përgjithshme të ndërmarrjes tonë.

Puna jonë varet shumë nga profesionalizimi dhe mjeshtëria në prodhim në mënyrë që produktet finale të kenë kualitetin dhe dukjen e përsosur. Në këtë rast, rëndësi të veçantë i kushtohet rekrutimit dhe avancimit të kuadrove brenda ndërrmarrjes në mënyrë të vazhdueshme.

SOCIALE
Në filozofinë e saj të biznesit, Lesna udhëhiqet nga një ekuilibër i drejtë mes konkurrencës ekonomike dhe zhvillimit social. Përgjegjësitë sociale janë të integruara në strategjitë dhe politikat e kompanisë, duke synuar krijim të vlerave për kompaninë, punonjësit si dhe shoqërinë në përgjithësi. Teknologjia e përzgjedhur për ngritjen dhe funksionimin e rrjetit përmbush maksimalisht standardet dhe direktivat e Komunitetit Europian.
MJEDISI
Dyert dhe Dritaret e drurit dhe dru/alumin nga LESNA prodhohen nga lënda e parë e cila vjen nga pyjet e certifikuara FSC nga furnizues të njohur. Ne e bëjmë sipërfaqen e drurit me një trajtim ekologjikisht miqësor. Së bashku me përdorimin e super qelqit me energji low-e, e ardhmja duket e ndritshme – nga prodhimi deri te përdoruesi i fundit për mjedisin tonë të përbashkët.