Lagjja e Gjelbër shumë afër jush! 🌳

Qudal – Njoftim

Jemi krenarë të ju njoftojmë se LESNA është çertifikuar me QUDAL – Top Quality Medal

Sikurse janë bindur klientët tanë deri më tani, ne në LESNA gjithmonë përpiqemi të jemi më të mirët në atë që ne bëjmë, duke ju ofruar klientëve tanë produkte të klasit të lartë botëror.
Duke e vazhduar këtë traditë të përpjekjes sonë për përsosmëri ne jemi krenar dhe të ngazëllyer për të ju informuar se tani kemi mar çmimin numër një për kualitet QUDAL – QUality meDAL CONSTRUCTION 2016/2017.

Në fakt ne jemi prodhuesi I vetëm që kemi mar këtë cmim për kualitet numër një në tregun Shqiptar.

LESNA çmimin për kualitetin më të lartë e ka fituar në tri kategori dhe ato janë:
1. Prodhuesi më I mirë I dritareve
2. Prodhuesi më I mirë I dyerve të hyrjes
3. Prodhuesi më I mirë I dyerve të dhomave

Në linqet e mëposhtme mund të gjeni certifikatat digjitale nga QUDAL për Lesna si fituese për kualitetin më të lartë të ofruar tek klientët:

Çka është QUDAL- Quality Medal ?

QUDAL – QUality meDAL – shpërblen vëtëm kualitetin më të lartë.
Projekti I certifikimit QUDAL – QUality meDAL (www.qudal.com) është I akredituar në organizatën internacionale ICERTIAS – International Certification Association GmbH, me seli në Zurich të Zvicrës. QUDAL është cmim special dhe shumë I rëndësishëm për ti theksuar pikërisht ato kompani, produkte dhe shërbime në tregun lokal që konsumatorët mendojnë se ofrojnë nivelin më të lartë të cilësisë. Titulli QUDAL pra medaljet për cilësi janë dhënë ekskluzivisht për ato produkte dhe shërbime në treg që janë të përcaktuara nga QUDAL – DEEPMA metodat e hulumtimit të tregut, si ato që ofrojnë cilësinë më të lartë në një kategori të caktuar.

Çfarë do të thotë kjo për klientët tanë?

Ky certifikim natyrshëm që na dallon ne nga pjesa tjetër e industrisë, por fituesit e vërtetë janë klientët tanë të vlefshëm. Kjo do të thotë se ju gjithmonë mund të keni besim të plotë që LESNA zbaton praktikat e prodhimit të klasit të lartë botëror dhe parimet e menaxhimit dhe e cila siguron se ne prodhojmë dhe dorëzojmë vazhdimisht produktet tona të cilat plotësojnë kërkesat tuaja si dhe përmbushin të gjitha standardet ndërkombëtare.

Si na ndihmon kjo neve për tu përmirsuar gjithmonë e më shumë?

Duke u bazuar në vlerësimin tuaj si kompania me cilësinë më të lartë në tregun shqiptar dhe me besimin tuaj të plotë ne do të angazhohemi edhe më shumë në përmirsimin e vazhdueshëm duke ju përshtatur kërkesave tuaja për të prodhuar produkte të cilësisë së lartë dhe njëkohësisht këto produkte ti përmbushin nevojat, zgjedhjet dhe dëshirat tuaja .

Duke parë përpara…

Ne jemi të nderuar që kemi pranuar këtë cmim nga hulumtimet që janë zhvilluar në mënyrë të pavarur nga një organizatë siç është ICERTIAS (http://www.icertias.com/) dhe jemi të angazhuar për përmbushjen e nevojave tuaja edhe në të ardhmen dhe duke qëndruar edhe në vitet në vazhdim si kompania me kualitetin më të lartë dhe më e besueshme për ju.