Vizioni ynë është që të jemi në hap me zhvillimet e fundit teknologjike të industrisë tonë dhe të bëjmë inovacione për produktet tona duke ruajtur pozicionin tonë në tregun vendor dhe rajonal. Në sajë të planeve strategjike synimi jonë është që produktet e prodhuara të gjejnë vend edhe në vende të cilat kan GDP të lartë si ato të lindjes së mesme dhe disa tregje te Azisë.
Njëra ndër vlerat tona më të mëdha janë punonjësit e ndërmarrjes të djemve dhe vajzave tona ku me aktivitetet e tyre kanë bërë dhe bëjnë të mundur që ndërmarrja të mbajë pozicionin strategjik në treg. Në kuadër të rekrutëve kemi punonjës të arsimuar mirë si inxhinjer, ekonomist të shquar, njerëz të shkencës dhe mjeshtër me traditë që në masë të madhe ndikojnë në vlerën e përgjithshme të ndërmarrjes tonë.
Puna jonë varet shumë nga profesionalizimi dhe mjeshtëria në prodhim në mënyrë që produktet finale të kenë kualitetin dhe dukjen e përsosur. Në këtë rast, rëndësi të veçantë i kushtohet rekrutimit dhe avancimit të kuadrove brenda ndërrmarrjes në mënyrë të vazhdueshme.